Gjilani, i gatshëm për mërgimtarët
Njëri nga qytetet që ka më së shumti mërgimtarë është Gjilani. Si gjatë verës, ashtu edhe për festat e fundvitit, mërgimtarët kthehen në Gjilan për ti kaluar pushimet.
Gjilanasit gjithmonë janë mirënjohës për diasporën shqiptare, të cilët asnjëherë nuk e harrojnë vendlindjen e tyre dhe gjithmonë zgjedhin Kosovën për t’i kaluar pushimet e tyre.
Rajoni i Gjilani, është ndër më të prekurit nga mërgimi. Një numër relativisht i madh i banorëve të kësaj komune, por edhe të komunave të tjera për rreth, si Vitia, Kamenica, por edhe Bujanoci e Preshevë, jetojnë në mërgim. Gjatë këtyre dy muajve Gjilani si qendër e Anamaravës mbushet me mërgimtarë.