Me rastin e 65-vjetorit të lindjes së Heroit të Kombit, Nuhi Berisha, do të organizohen një sërë aktivitetesh kulturore, shkencore dhe sportive, në nderim të jetës, veprës dhe sakrificës së tij për lirinë e Kosovës.
Përmes këtyre organizimeve synohet të kujtohet dhe të nderohet kontributi i heroit Nuhi Berisha, si dhe të përcillet te brezat e rinj kujtimi për jetën dhe veprën e tij atdhetare.
Organizatorët kanë ftuar qytetarët që të marrin pjesë në këto aktivitete përkujtimore, duke u bashkuar në nderimin e figurës së heroit dhe të gjithë dëshmorëve të kombit.










