Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, ka hapur aplikimin nëpër të gjitha Komunat e Kosovës, nga data 26 prill deri më 25 maj 2022, për të aplikuar për subvencione për kultura të ndryshme bujqësore.
Në drejtorin e bujqësisë dhe pylltarisë në Gjilan është duke vazhduar me aplikime për fermerët e komunës sonë, deri me sotë kanë aplikuar 375 fermer e që pritet të jenë diku rreth 800 deri 900 aplikime.
Drejtori i Bujqësisë dhe Pylltarisë z.Bajram Isufi është pranë zyrtareve dhe fermerëve ne ketë periudhe të aplikimit, duke i ‘u uruar atyre suksese në aplikim e punë të mbarë gjatë punës në tokat e tyre bujqësore.
Fermerët dhe zyrtarët, e kanë falënderuar drejtorin për interesimin ndaj tyre e veçanërisht ndaj fermerëve, në këtë fazë të rëndësishme për ta.
Gjilan: Në Drejtorinë e Bujqësisë dhe Pylltarisë, po vazhdon aplikimi nga fermerët për subvencione
Ndani këtë artikull