Në fshatin Nasalë të Gjilanit, dje, është bërë inaugurimi i objektit të xhamisë se re, në prani të shumë qytetarëve, besimtarëve imamëve dhe hoxhallarëve nga Gjilani dhe Anamorava.
I pranishëm në këtë ngjarje ishte edhe muftiu i Republikës së Kosovës, Naim Tërnava me bashkëpunëtorët e tij, Naim Aliu, kryetar i BIK në Gjilan, Iljaz Mustafa, kryeimam i KBI-së së Gjilanit, kryetari i Komunës Lutfi Haziri dhe nënkryetari, Arber Ismajli.
Përurimin e xhamisë e bëri myftiu i Republikës së Kosovës, Naim Tërnava, i cili pasi uroi besimtarët e këtushëm për objektin e ri fetar, foli edhe për rëndësinë e ruajtjes dhe kultivimit të fesë islame, tek ne, e sidomos, për rëndësinë që kanë objektet e kultit për besimtarët islam në tërësi.
Ndërkaq kryetari KBI-së së Gjilanit, Naim Aliu, në fjalën e tij përshëndetëse tha se besimtarët e fshatit Nasalë, që sot kanë ditë feste, me rastin e përurimit të objektin e ri fetar, për të cilin kanë patur nevojë kaherë, sot u bë realitet, edhe në këtë fshat rrënzë maleve të Karadaket të Gjilanit.
“Inaugurimi i këtij objekti fetar u bë në vigjilje të muajit të madhërishëm të Ramazanit, andaj unë iu uroj faltoren e re si dhe muajin e madhërishëm të Ramazanit”, tha në fjalën e tij, Naim Aliu.
Kyrse në emër të Komunës së Gjilanit, ka uruar nasalasit, me rastin e inaugurimit të xhamis së re, edhe kryetari, Lutfi Haziri.
Xhamia e Nasalës ka një dimensioni prej 13 m.X 8 m. E ndërtuar në stilin bashkëkohor, sikurse pothuajse të gjitha xhamitë e reja të ndërtuara pas luftës në teritorin e Gjilanit. Ka katër kube, një të madhe dhe tri të vogla të cilat prej së largu e identifikojnë këtë objekt se është xhami. Kjo xhami ka një oborr të një sipërfaqeje prej diku rreth 15 ari tokë.