Në repartin e Ginekologjisë në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit, shifrat tregojnë se në 9 muajt e fundit kanë lindur 1048 fëmijë.
Këtë statistik e ka treguar Spitali i Përgjithshëm i Gjilanit, përmes një komunikatë në faqen e saj zyrtare në facebook.
Komuniktata plotë:
Në repartin e Gjinekologjisë në Spitalin e Përgjithshëm Gjilan, referuar raportit zyrtar 9 mujor ka pasur numër të madh të vizitave ambulantore dhe shërbime diagnostike.
Numri i fëmijëve të lindur 1048, prej tyre 379 me operacion.
Menaxhmenti i spitalit u falënderohet përzemërsisht të gjithë mjekëve, infermierëve, stafit administrativ dhe mbështetës për punën e bërë në ndihmë pacientëve.
Jemi të përkushtuar maksimalisht në ofrimin e shërbimeve sa më të mira për pacientet e regjionit të Anamoravës dhe më gjerë.