Dje në Gjilan janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë për shkak se të njëjtit kishin larguar shiritat paralajmërues dhe kishin dëmtuar drynin në disa lokale të lojërave të fatit – bastore sportive duke filluar punën në kundërshtim me urdhrin e Administratës Tatimore të Kosovës për ndërprerjen e punës.
Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, njofton se të dyshuarit pas intervistimit në konsultim me prokurorin janë dërguar në mbajtje.