Në rrugën “Adem Jashari” në Gjilan, një nxënës është rrahur nga disa tjerë, po ashtu të mitur.
Nxënësi, në këtë rast ankuesi, ishte duke u kthyer nga shkolla në shtëpi.
“Nxënësi ka njoftuar se derisa po shkonte nga shkolla në shtëpi, është sulmuar dhe rrahur nga disa të dyshuar nga të cilët është identifikuar dhe arrestuar një i dyshuar moshë e mitur mashkull K/Shqiptar. Viktima si pasojë e lëndimeve ka marrë tretman mjekësor në spitalin rajonal të Gjilan”, thuhet në raportin e policisë.
I dyshuari është intervistuar në prani të vëllait të tij dhe avokatit mbrojtës.
Me vendimin e Prokurorit, i dyshuari dërgohet 24 orë në qendrën e mbajtjes.