Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan, ka bërë me dije se më 21 shkurt 2018, rreth orës 10:35, Policia e Kosovës në Gjilan ka pranuar një informatë se te kompleksi banesor “Elita” ne rrugën “Enver Miftari” në Gjilan, një person i gjinisë femërore ka nderuar jetë.
Me të marr këtë informacion ekipi i hetueseve të hetimeve rajonale së bashku me krim-teknikët është paraqitur në vendngjarje.
“Sipas hetimeve preliminare që janë zhvilluar lidhur me këtë ngjarje kemi kuptuar se viktima, shqiptare, shtetase e Kosovës, e lindur 1975 , kishte kërcyer nga terasa e banesës që gjendej në katin e V-të, të këtij objekti banesor. Prokurori i Shtetit i cili ishte prezentë në vendngjarje, ka urdhëruar që trupi i pajetë i viktimës të dërgohet për obduksion që të konstatohet shkaku i vdekjes së të ndjerës”, ka thënë zëdhënësi Hashani.
Ai tha se sipas deklaratave të familjarëve besohet se, tani e ndjera, te ketë vuajtur nga probleme shëndetësore. Pas këqyrjes së vendit të ngjarjes, trupi i pajetë është dërguar në murgun e IML-Prishtinë .