Një përleshje familjare u bë shkak që një qytetar nga Gjilani rrahu nënën e dy motrat.
Rastin për Klan Kosova e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
“Rasti është raportuar me 27 tetor nga nëna e tij ku pas një mosmarrëveshje djali ka përdorur dhunë ndaj nënës dhe dy motrave. Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë”
Hashani ka deklaruar se viktimat nuk kanë dashur të marrin tretman mjekësor.