Policia në raportin 24 orësh njofton se një person ka plagosur veten aksidentalisht.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen Zabeli i Sahit Agës në Gjilan ku sipas Policisë tashmë i dyshuari derisa ishte në sigurim në objektin e fermës, duke manovruar me një armë zjarri aksidentalisht ka qëlluar veten në këmbë.
I njëjti është dërguar në Spitalin e Gjilanit, ndërsa në vendin e ngjarjes janë konfiskuar pistoleta e kalibrit 6.75 mm dhe një gëzhojë. Me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.