Sulmet nga qentë endacak janë aktivizuar në lagje të ndryshme të qytetit. Madje, shumë qytetarë janë shprehur duke thënë se janë të rrezikuar nga ta.
Banorët thonë pothuajse e kanë të pamundur të dalin në këmbë, pasi që çdo mbrëmje ata grumbullohen ku ka mbeturina dhe sulmohen nga qentë madje ata bëjn sulme drejt veturave.
Këta që shihen në foto janë vetëm disa nga qentë të cilët qëndrojnë rrugëve të kësaj në disa zona, thonë qytetarët, shumicën e kohës gjenden pranë kontejnerëve apo hyrjeve të ndërtesave banuese, duke kërkuar ushqim dhe strehim. E në mungesë të ushqimit, ata shpesh dinë të bëhen agresivë ndaj qytetarëve.