Në Gjilan është arrestuar i dyshuari pasi ishte kapur duke vjedhur.
Dje rreth orës 04:30 të mëngjesit pronari i një shpie në Gjilan e ka zënë në flagrancë një hajnë që kishte hyrë për të vjedhur.
“Rr. “Sadulla Brestovci”, Gjilan 21.02.2019 – 04:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti është kapur në flagrancë duke vjedhur në shtëpinë e viktimës mashkull K-Shqiptar.
“ I njëjti është kapur në flagrancë duke vjedhur në shtëpinë e viktimës mashkull shqiptar. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, shkruan Policia.