Gjilan – Prostitucion në masazh – Arrestohet një polic dhe një grua nga Shqipëria
Pas një hetimi disa mujor është arrestuar një hetues policor dhe një shtetase e Shqipërisë për përfshirje në prostitucion me lokale masazhi, ku kanë dëmtuar dy persona të gjinisë femërore dhe një të mitur.
Policia e Kosovës ka arrestuar një hetues policor dhe një shtetase të Shqipërisë për përfshirje në prostitucion me lokale masazhi.
Prokurori i Prokurorisë Themelore të Gjilanit, Arben Ismajli ka thënë për Insadjerin se arrestimi i tyre është bërë pas një hetimi të gjatë disa mujor, përshirë masat e fshehta për shkak të dyshimit se në lokale të tilla zhvillohet prostitucioni.
“Unë e kam lëshuar një vendim për ndalim të një zyrtari policor me inicialet F.SH, dhe një shtetase të Shqipërisë me inicialet D.K nga Lushnja, dhe janë ndalur për ndaljen e mundësimit të prostitucionit përmes masazheve. Ne kemi pasur masat e hetimit që disa muaj, dhe sot të njëjtit i kemi zënë në vepër dhe i kemi arrestuar”, ka thënë Ismajli.
Ismajli bënë të ditur se të dëmtuar në këtë proces janë 3 persona të gjinisë femërore, njëra prej tyre është e mitur.
“Dy persona gjinisë femërore janë të dëmtuara, aty ka qenë edhe një e mitur”, ka thënë prokurori Ismajli për Insajderin.
Prokurori Ismajli ua ka caktuar nga 48 orë ndalim policorë. Insajderi kupton se polici kosovarë është hetues në stacionin policor në Novobërdë.