Gjatë mbrëmjes së kaluar pesë persona janë përleshur mes vete në Gjilan.
Policia ka arrestuar pesë meshkuj dy nga ta të mitur teksa tre nga të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për tretman mjekësor.
“Rr. Idriz Seferi-Gjilan 12.06.2020, 20:00. Janë arrestuar pesë të dyshuar meshkuj kosovarë (dy ata të mitur) pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje ishin përleshur fizikisht në mes vete, tre nga të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Gjilanit. Me vendim të prokurorit pas intervistimit dy të dyshuarit e mitur janë liruar ne procedurë të rregullt, ndërsa tre të dyshuarit tjerë dërgohen në mbajtje” thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.