Në raportin 24 orësh të policisë, bëhet e ditur se dje pasdite në fshatin Uglar të Gjilanit janë arrestuar dy persona pasi që të njëjtit janë përleshur mes veti. Ndërsa një tjetër është duke tentuar që t’i ndaj këta dy personat, është therur aksidentalisht.
Siç njofton policia me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.