Në Gjilan, dje një person kishte rënë në pusetë.
Në polici rasti është duke u konsideruar si ‘asgjësim, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës’.
Personi në fjalë kishte pësuar lëndime trupore dhe i njëjti mbetet për tretman mjekësor në spitalin rajonal në Gjilan.
Në konsultim me prokurorin e shtetit rasti vazhdon të hetohet.