Gati 50 mijë banorë të qytetit të Gjilanit, rrezikojnë të mbesin pa ujë, pasi liqeni artificial i Përlepnicës është afër shterjes së tërësishme.
Liqeni i Përlepnicës që gjendet në Malet e Gollakut nuk është aspak në gjendje te mirë.
Në Përlepnicë, niveli i ujit ka rënë për 21 metra, njofton Plus Tv.
Ai ka shënuar ulje drastike të nivelit të ujit.
Përmes këtij liqeni furnizohet një pjesë e madhe e ‘Anamoravës’.
Kjo gjendje e liqenit po i shqetëson qytetarët e kësaj ane, duke e ditur që ky liqen është burim i ujit për ta.
Temperaturat e larta kanë bërë që toka në këtë pjesë të jetë shumë e thatë.
Nga ky liqe furnizohen me ujë 90 përqindë e gjilanasve.
“Përlepnica krenare” përmes rrjeteve social ka paraqitur disa foto të realizuara këtë të diele, ku saktësisht shihet gjendja e mjerueshme e liqenit që dikur furnizonte tërë qytetin e Gjilanit.