Në Gjilan policia njofton se në natën e 27 janarit, është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar, pasi që në parkingun e një restoranti fillimisht kishte sulmuar fizikisht e më pas kishte shtënë me armë në drejtim të viktimave mashkull shqiptar dhe boshnjak, por pa ndonjë pasojë.
Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe janë konfiskuar tri gëzhoja kal 7.65mm.
Nga i dyshuari është konfiskuar një armë (revole) e llojit “Zoraki” dhe një thikë. I dyshuari ka marrë tretman mjekësor në spitalin rajonal Gjilan, e më pas është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në qendrën e mbajtjes.