Ftojmë të gjithë të rinjtë nga Rajoni Lindor për t’iu përgjigjur thirrjes për programin për praktikë të projektit “Të rinjtë në Agrobiznes- Regjioni Ekonomik Lindor,” i cili ju mundëson të rinjve të kenë një eksperiencë në fushën e agrobiznesit, veçanërisht në përpunimin e pemëve dhe perimeve, përpunimin e qumështit, përpunimin e mishit, përpunimin e drithërave dhe thertoreve.
Projekt është i financuar nga Bashkimi Evropian, menaxhuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe zbatuar nga Komuna e Gjilanit si palë kryesore, në bashkëpunim me komunat: Kaçanik, Hani i Elezit, Viti, Shtërpcë, Partesh, Kllokot, Ranillug , Kamenicë dhe Novobërdë.
Qëllimi i kësaj praktike është që praktikantët e suksesshëm të gjejnë një punë të përhershme.
Praktika do të zgjatë tre muaj dhe është me pagesë.
Në këtë program të praktikave do të përfshihen 100 të rinj ku: 30 do të jenë në përpunimin e pemëve dhe perimeve, 30 në përpunimin e qumështit, 15 në përpunimin e mishit, 15 në përpunimin e drithërave dhe 10 në thertore.
Praktikantët duhet të jenë të moshës 18-30 vjeç, prioritet do t’u jepet atyre që kanë diplomuar nga shkolla profesionale bujqësore, që nuk kanë përvojë, që vijnë nga zonat rurale dhe në momentin e aplikimit kanë një deklaratë të papunësisë nga Zyra e Punësimit.
Kandidatët e interesuar duhet të aplikojnë në linkun e mëposhtëm:
ENG: https://goo.gl/forms/5JvD6bCdsQHmqGDA2
ALB: https://goo.gl/forms/RsIa1B5T7iGxhzxQ2
SRB: https://goo.gl/forms/SA5Z73oLhXLNWRGX2
Ose përmes dorëzimit të aplikacionit ne Zyrën e Kryetarit, Bulevardi i Pavarësisë, pn, Gjilan
Perioda e Aplikimit: 21 Janar 2019- 21 Shkurt 2019
Thirrje për Programin e Praktikave për Biznese
Ftojmë të gjithë bizneset qe vijnë nga fushat e përpunimit të pemëve dhe perimeve, përpunimit të qumështit, përpunimit të mishit, përpunimin e drithërave dhe thertoreve nga Rajoni Lindor për të marrë pjesë në programin për praktikë të projektit “Të rinjtë në Agrobiznes- Regjioni Ekonomik Lindor.”
Projekt është i financuar nga Bashkimi Evropian, menaxhuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe zbatuar nga Komuna e Gjilanit si palë kryesore, në bashkëpunim me komunat: Kaçanik, Hani i Elezit, Viti, Shtërpcë, Partesh, Kllokot, Ranillug , Kamenicë dhe Novobërdë.
Bizneset mund të marrin maksimum pesë praktikantë me pagesë për tre muaj, projekti “Te rinjtë ne Agrobiznes- Regjioni Ekonomik Lindor” do te mbulojë pagesat e tyre mujore kështu që bizneset e zgjedhura nuk kane obligime financiare ndaj praktikantit.
Prioritet kanë bizneset që kanë më shumë se dy vjet përvojë në përpunimin e pemëve dhe perimeve, përpunimin e qumështit, përpunimin e mishit, përpunimin e drithërave dhe thertoreve.
Praktikantët do të përzgjidhen në bashkëpunim me bizneset.
Në këtë program të praktikave do të përfshihen 100 të rinj ku: 30 do të jenë në përpunimin e pemëve dhe perimeve, 30 në përpunimin e qumështit, 15 në përpunimin e mishit, 15 në përpunimin e drithërave dhe 10 në thertore.
Programin për praktikë për të rinjtë do t’i ndihmojë bizneset të gjejnë praktikantët e duhur për bizneset e tyre.
Bizneset e interesuar duhet të aplikojnë në linkun e mëposhtëm: