Me 17 maj 2019, Janë arrestuar tre të dyshuar, shqiptar shtetas të Kosovës, dy me banim ne Gjilan dhe njeri nga Komuna e Prishtinës, pasi që për të njëjtit në bazë të provave të siguruar gjatë hetimit, ekziston dyshimi se në një shitore ushqimore në rrugën. “Mulla Idrizi” në Gjilan, në bashkëveprim, kanë kryer veprën penale “Vjedhje të rëndë”, me ç’rast dyshohet se kanë vjedhur cigare të llojeve të ndryshme në vlerë të konsiderueshme.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se përpos rastit në fjalë, të dyshuarit, qoftë në bashkëkryerje ose veç e veç, dyshohet se kanë kryer edhe katër vepra tjera penale, tri raste “Vjedhje” dhe një rast “Prezantim i rremë si person zyrtar” si (zyrtar policor) për të cilat vepra po ashtu janë siguruar prova të qëndrueshme te të cilat mbështetën dyshimet.
“Te njëri nga të dyshimtit gjatë kontrollit është gjetut një qese me substancë narkotike 47 gram ku në bazë te testit fushor ka rezultuar te jetë mariuhanë”, ka thënë Hashani.
Tre tê dyshuarit janë intervistuar në prani të avokateve mbrojtës. Ndaj tre të dyshuarve është caktua masa e ndalimit dhe tê tre janë dërguar në mbajtje për 48 orë.
Rastet po hetohen veç e veç.