Autoritetet policore kanë bërë me dije për një rast të klasifikuar si “mashtrim” që ka ndodhur në rrugën “Pajazit Ahmeti” në Gjilan.
Sipas policisë, dy viktimat, femra K-Shqiptare, kanë raportuar në polici se janë mashtruar nga i dyshuari, pronar i një agjencie turistike, duke ua marr të hollat për rezervime të pushimeve turistike.
Është kontrolluar kjo agjenci, por nuk është gjetur asgjë e dyshuar pasi që, i dyshuari kishte hequr shtëpizën e kompjuterit dhe dokumentacionet tjera, thuhet në raportin e policisë.
I dyshuari nuk ishte takuar pasi që i njëjti kishte ikur dhe ndodhet në arrati.
Rasti mbetet nën hetime të mëtutjeshme.