Në Gjilan, një vajzë ka akuzuar babain e saj ta ketë ngacmuar seksualisht.
Ajo ka njoftuar Policinë e Kosovës, derisa i dyshuari është arrestuar.
Lidhur me rastin në fjalë, janë dhënë detaje shtesë.
“Gjilan 16.12.2020-13:00. Më 17.12.2020 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak të dyshimit se më 16.12.2020 kishte ngacmuar seksualisht viktimën femër kosovare, e cila e ka raportuar rastin. Viktimës i është ofruar ndihma mjekësore dhe pas procedurave policore është dërguar në strehimore, kurse i dyshuari me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet”, njofton Policia e Kosovës.