Autoritetet policore kanë bërë me dije se Policia e Kosovës në Gjilan ka pranuar një informatë se një zjarre i fuqishëm ka shpërthyer në një banesë në rrugën “Esat Berisha” në Gjilan.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se nga hetimet e para në vendin e ngjarjes mësohet se zjarri kishte shpërthyer në një banës në katin e pestë, të një blloku banesash.
“Njësitet reaguese kanë dalë me urgjencë në vendin e ngjarjes po ashtu edhe njësiti i zjarrfikësve të cilët kanë arritë ta lokalizojë zjarrin. Po ashtu është bërë evakuimi i qytetarëve . Në banës në momentin kur ka ndodhë rasti, s`ka qenë askush. Është intervistuar pronarja e banesës shqiptare shtetase e Kosovës, fatmirësisht askush nuk është lënduar, gjersa dëmet llogariten të jenë të konsiderueshme”, ka thënë Hashani.
Vendi i ngjarjes është proceduar nga Krim teknika, po ashtu është kontaktuar prokurori i shtetit. Rasti vazhdon të hetohet.