Drejtoria e Policisë në Gjilan ka njoftuar për dy raste të shqiptimit të gjobave për kundërvajtje në trafik.
Në një rast nga Policia është thënë se është pranuar një videoincizim me email ku shihet pasagjeri që ndodhet në një automjet duke e hedhur në rrugë një shishe qelqi. Atij i është shqiptuar gjobë prej 300 euro.
E në një rast tjetër një person është kapur duke drejtuar veturën nën ndikim të alkoolit. Ai është gjobitur me 200 euro, i janë marrë dy pikë dhe i është ndaluar të vozisë mjete motorike për tre muaj.