Kamer Zymberi kandidat për Këshilltar komunal ne këshillin e përgjithshëm në komunen e Martigny të Zvicrës, beson që do ta ketë mbështetjen e elektoratit në këtë zonë zgjedhore.
Në zgjedhjet e ardhshme komunale jam kandidat për këshilltar ne këshillin e përgjithshëm në komunen e Martigny.
Gjithashtu javën e kaluar si zëvndësues i njërit nga këshilltaret të përgjithshem i cili ka vendosur ta braktis këtë funksion, jam emruar këshilltar i përgjithshem për këtë mandat. Me këtë rast dëshiroj të faleminderoj siqerisht PLR dhe kryesinë e saj për besimin e dhënë.
Po, me knaqësin më të madhe dhe me krenari kam vendosur të angazhohem edhe më shumë me qëllim që të jap kontributin tim në qytetit e zemrës i cili më mirërpriti para 11 viteve.
Nuk është rastësi që kam vendosur të vazhdoj me PLR, e kam zgjedhur këtë parti sepse besoj në programin e saj, në angazhimin e pafund në shërbim të qytetarëve të saj dhe në vlerat e saja.
Fushata veq se ka filluar dhe shpresoj të ju takoj çdonjerin dhe çdonjërën nga ju, për një moment rasti rreth një gote.
Me respekt ??
KZ