Atomisti Lum Jerliu, nxënës i klasës së dhjetë në Gjimnazin Natyror “Xhavit Ahmeti” në Gjilan, fitoi medalje të argjendtë në Olimpiadën Iraniane të Gjeometrisë – IGO 2020. Olimpiada Iraniane e Gjeometrisë është garë e rëndësishme ndërkombëtare në të cilën shtjellohen probleme komplekse nga fusha e gjeometrisë, ku marrin pjesë më shumë se 50 shtete nga mbarë bota me nxënësit e tyre më të mirë në nivelet elementary (klasët 7 & 8), intermediate (klasët 9 & 10) dhe advanced (klasët 11 & 12).
Lumi është kosovari i parë që fiton medalje të argjendtë në këtë garë, ndërkaq më parë medalje të bronztë kishin fituar atomistët Andi Sejdiu, Era Syla dhe Shend Zhjeqi!
Ky sukses i Lumit është padyshim meritë e potencialit të tij intelektual, talentit të tij të jashtëzakonshëm në fushën e matematikës dhe punës e dedikimit të tij të pakusht drejt arritjes së majave në fushën e matematikës!
Instituti ATOMI e uron Lumin për këtë arritje të jashtëzakonshme dhe i dëshiron atij suksese edhe në të ardhmen!
——
Shënim: Instituti ATOMI nuk pretendon merita për arritjet dhe sukseset e jashtëzakonshme të atomistëve, meqë ato suksese janë rezultat i potencialit të tyre të jashtëzakonshëm intelektual dhe punës së tyre të madhe. Instituti ATOMI i promovon arritjet dhe sukseset e jashtëzakonshme të atomistëve në mënyrë që t’i motivojë ata dhe në të njëjtën kohë ta rrisë vetëdijen e publikut për potencialin e jashtëzakonshëm të atomistëve dhe rëndësinë e tyre, dhe kështu të krijojë një ambient sa më përkrahës për atomistët në shoqërinë tonë.