Një vozitës mashkull është larguar në territorin e Serbisë, pasi nuk u ndal në patrullën policore, me mjetin që dyshohet të jetë përdorur për kontrabandë drurësh.
Policia ka raportuar se rasti është hapur me vendim të prokurorit dhe është duke u hetuar.
“Gjilan 11.07.2021 – 16:45. Vozitësi mashkull kosovar me mjet të ngarkuar me lëndë drunore, që dyshohet që i kishte të kontrabanduara nga Serbia, nuk i është ndalur patrullës policore dhe i njëjti ka arrit të ik në territorin e Serbisë. Me vendim të prokurorit është hapur rasti dhe është duke u hetuar,” thuhet në raportin 24-orësh të policisë.