Rafet Daku është i diplomuar në nivelin Bachelor të studimeve në FIM në Prishtinë, konkretisht në departamentin e Komunikacionit dhe Transportit dhe tani punon në Gjermani si Inxhinier per planifikim dhe mbikqyrje gjatë ndërtimit të Rrugëve te “Hessen Mobil – Straßen- und Verkehrsmanagement” e cila është pjesë e Ministrisë për Çështjet Ekonomike, Energjinë, Transportin dhe Banimin në Landin e Hessenit.
Z. Daku pas mbarimit të nivelit Bachelor ne FIM në Prishtinë, studimet Master i vazhdoj ne universitetin e Kasselit në Gjermani.
Aty aj gjate studimeve Master u angazhua edhe si Assistent ne Laboratorin per Asfaltim, Mbikqyrje të kualitet të Asfaltit dhe projekteve të ndryshme.
Një prej Projekteve më të mëdha, ishte Projekti i kompanisë Wirtgen ku në kuader të Universitetit të Kasselit u analizua përpunimi i Asfaltit të recikluar dhe ndërtimi i tij si shtresë e poshtme për Afriken Jugore.
Në fillim të vitit 2017 një ndër kompanitë më të mëdha për ndërtimin e Rrugëve, Urave e Hekurudhave në Gjermani, Bickhardt Bau AG e pa angazhimin e Z. Dakut dhe deshën ta punësojnë atë si Inxhinier apo me mire te themi si udhëheqës të projekteve të ndryshme për ndërtim të ulët.
Pas 3 viteve te kjo kompani dhe realizimit të më shumë se 20 Projekteve, Z. Dakut ne fillim të vitit 2020 ju ofrua pozita si Inxhinier per planifikim dhe mbikqyrës gjatë ndërtimit të Rrugëve te “Hessen Mobil – Straßen- und Verkehrsmanagement”.
Sot njihet si njëri prej Inxhinierve më të dalluar në Landin e Hessenit Verior në Gjermani.
Për këto të arritura, z. Daku ka një mesazh:
„Jam shumë mirënjohës e falenderues ndaj profesorëve të FIM në Prishtinë qe më ndihmuan ta bëjë hapin e parë, si hapin më të rëndesishem në këtë rrugëtim të karrieres sime. Bota ka shumë nevojë për Inxhinier që duhet të lënë gjurmë !!!
Prandaj, unë i inkurajoj studentët aktual e në veçanti studentët e ardhshëm pranë departamentit të Komunikacionit dhe Transportit që të bëhen pjesë e këtyre zhvillimeve.
Qëllimi im jetësor, nëse kam përkrahjen nga Institucionet Kosovare, është që sistemin e punës prej fazës fillestare e deri në përfundim të projekteve për ndërtim të rrugëve të Gjermanisë ta fus në vendlindjen time, në mënyrë që planifikimi, mbikqyrja, kualiteti e qëndrueshmëria e Rrugëve të jetë shumë më e gjatë se tash“.
Së fundmi aj prezantoj Projektin e tij rreth 2,0 Milion €.
Sipas tij: “Punimet kan qenë të parapara të zhvillohen në 3 Faza të Ndërtimit, me një gjatësi rreth 1,6 km.
Faza 1 dhe 2, si fazat më të vështira, ku punimet i kemi realizuar brenda 2 Vikendeve, duke punuar në 3 Ndrrime (24 Ore) pa ndërprerë është kryer me sukses.
Kjo ka ngjall interesim te madh edhe në Mediat Gjermane, më poshtë e gjeni një Video nga Intervista ime.”/Radio Star/
Intervisten e tij e gjeni në linkun më poshtë: