Dje është arrestuar një person nga Gjilani pasi kishte ngacmuar një femër dhe babain e saj përmes rrjetit social Tik Tok.
I njëjti kishte shpërndarë disa foto intime dhe disa audio-incizime.
Policia e Kosovës ka njoftuar se i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Gjilan 27.10.2021-12:38. Me 02.11.2021 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti e kishte ngacmuar viktimën femër kosovare dhe babin e saj duke postuar edhe në rrjetet sociale TIK TOK, disa foto intime dhe disa audio-incizime. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje, rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim.