Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se një person mashkull ka sulmuar nënën e tij.
Ngjarja ka ndodhur në Gjilan.
Pas vendimit të prokurorit kujdestar, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.
“Gjilan, 30.04.2021-17:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte kanosur nënën e tij femër kosovare. Me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë”, thuhet në raportin e policisë.