Familja Shkodra nga Gjilani e cila jeton dhe vepron në Zvicër së bashku, me ndihmën e shqiptarëve tjerë që jetojnë atje kanë mbledhur 11 mijë euro.
Ata kanë qenë nismëtar të këtij organizmi, i cili ka për qëllim t’i ndihmojë shumë njerëz dhe familje në Kosovës me gjëra ushqimore dhe veshmbathje.
Ata të cilët përfituan nga këto ndihma u shprehen shumë të lumtur dhe falënderuan këtë familje, përcjell albinfo.ch.
Gjatë ditës së sotme ata kanë shpërndarë 100 pako ushqimore në Kamenicë, vlera e secilës pako është 50 euro.
Banoret e Kamenicës nuk do të jenë të vetmit që do të përfitojnë nga këto ndihma, ato nesër do të shpërndahen në Gjilan e Viti dhe disa qytetet tjera të Kosovës.