Radhë të gjata të automjeteve janë krijuar para një fabrike të miellit në fshatin Cërnic të Gjilanit. Një numër i madh i qytetarëve po presin që nga mëngjesi që të furnizohen me miell, për shkak të rrezikut nga përhapja e koronavirusit. Ndonëse në vend ende nuk është konfirmuar asnjë rast, qytetarët kanë filluar të furnizohen me produkte ushqimore.
Radio Star ju sjell pamje nga vendi i ngjarjes: