Mbrëmë në 50- vjetorin e Festivalit të Këngës Popullore Shqiptare “Kosovarja Këndon 2022” që u mbajt ne Ferizaj, këngëtarja gjilanase Lumturije Shabani, triumfoi duke e zënë vendin e parë.
Nehat Ferati, ka thënë se në emër të Ansamblit të Këngëve dhe Valleve “Gjilani” i kanë uruar shëndet e shumë suksese tjera Lumturies, e cila qytetin e saj gjithmonë e ka bërë krenar me arritjet e saj.
“Jemi me fat që je një nder ne, gjithashtu faleminderit për kontributin tënd qe po i jep këngës së mirëfilltë shqipe.
Urojmë qe karriera juaj të arrijë kulmin duke na bërë krenarë gjithmonë artistët gjilanas, por edhe qytetaret e Gjilanit në përgjithësi”, ka thënë Nehat Ferati.