Shqiptarja, e cila jeton dhe vepron në Gjermani, Sabile Sahiti, ka shpallur kandidaturën për asambliste në Këshillin Komunal në Bruchsal, shkruan albinfo.ch.
Ajo do të kandidojë për postin e ansamblistes dhe pret mbështetje nga bashkatdhetarët që kanë një jetë aktive në Gjermani.
“Me besimin se një aktivist politik vepron kudo ku punon e banon, dua t’ju njoftoj se kam vendosur të kandidoj për postin e asamblistes në Këshillin Komunal në Bruchsal. Unë i përkas të majtës me bindje, ndaj u bashkohem social-demokrateve gjermane. Besoj se integrimi ynë në politikën evropiane duhet të zhvillohet edhe në nivelin e veprimtarisë politike të partive gjermane dhe më gjerë. Kështu ne mund të sjellim në Gjermani të vërtetën tonë dhe njëherësh të përvetësojmë përvojën afatgjatë të demokracisë evropiane”, është shprehur ajo.