Gjilani po përballet me një krizë të rëndë energjetike, pasi furnizimi me energji elektrike është ndërprerë që nga ora 11:00 e paradites shkruan Radio Star.
Qytetarët e prekur nga kjo situatë ankohen se mungesa e energjisë po ndikon negativisht në jetën e tyre të përditshme, duke e bërë atë më të vështirë.
Gjithashtu, disa biznese janë detyruar të ndalojnë aktivitetin e tyre për shkak të pamundësisë për të funksionuar pa energji. Ata paralajmërojnë se, nëse situata vazhdon edhe nesër, do të mbeten të mbyllur deri në stabilizimin e furnizimit.
Ende nuk ka asnjë njoftim zyrtar nga KESCO apo KEDS lidhur me arsyet e ndërprerjes apo kohën e rikthimit të energjisë elektrike./radiostar/