Këtë të enjte (30 maj) zhvillohet dueli i parë i barazhit për skuadrat që duan të jenë pjesë e Superligës për edicionin e ardhshëm, shkruan Gazetasheshi.com.
Gjilani dhe Besa do të luftojnë për një ‘biletë’ që mundëson udhëtimin në kampionatin 2019/20, i cili pritet të jetë shumë interesant edhe për faktin se katër skuadra do të zbresin direkt në Ligën e Parë.
Por, fillimisht dy klubet me ngjyrat e kuqe do të dalin në mejdanin “Fadil Vokrri” për ti dhënë Superligës skuadrën e 11-të për edicionin e ardhshëm.
Gjilani do të futet e kompletuar në këtë përballje sa i përket futbollistëve nga formacioni bazë, teksa për arsye teknike jashtë listës së të ftuarve kanë mbetur mbrojtësi Fisnik Papuçi dhe mesfushori Semir Hadzibulic.
Besa do jetë në hendikep pa dy lojtarë titullarë. Florent Qorraj ka këputur ligamentet e këmbës së djathtë, ndërkohë Fetim Kasapi për shkak të një zgjatj muskulare do e ketë të vështirë paraqitjen.
Dueli Gjilani – Besa starton nga ora 16:00 dhe do ndiqet live nga Gazetasheshi.com.