Ka përfunduar derbi interesant i Superligës së Kosovës mes Ballkanit dhe Gjilanit, që u mbyll me rezultat të barabartë.
Gjilani zhvilloi një ndeshje të mirë, duke krijuar disa raste të pastra për shënim dhe duke qenë skuadra më aktive në fushë. Ekipi gjilanas kaloi i pari në epërsi përmes Edi Bases, por Ballkani arriti të barazojë rezultatin në minutat e fundit të takimit.
Pas këtij barazimi, Gjilani ka grumbulluar gjithsej 10 pikë pas 10 ndeshjeve në kampionat.










