Gjilani ka barazuar me Drenicën me rezultat 1-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 15 të Ipko Superligës.
Në një ndeshje që mblodhi shumë shikues të parët që kaluan në epërsi ishin vendasit me anë të Fiton Hajdarit, i cili realizoi nga penaltia në minutën e 39.
Megjithë rastet e shumta për shënim, mysafirët barazuan në pjesën e dytë të lojës përmes Harmon Gbowea në minutën 71, pas një dalje të gabuar nga portjeri gjilanase.
Përveç këtyre golave ndeshja prodhoi shumë raste të tjera për shënim në favor të Gjilanit, por që rrjetat nuk u tundën më.
Gjilani vazhdon të mbetet në pozitën e parë në tabelë me 31 pikë, sa ka edhe Ballkani.
Në ndeshjen e ardhshme Gjilanin e pret një udhëtim i vështirë pasi luan në Therandë përballë Ballkanit.