Skuadra e Gjilanit zhvilloi sot miqësoren e tretë në Antalya të Turqisë, ku po qëndron për përgatitjet e sezonit të ri. Ndeshja përfundoi me barazim 0:0 kundër Krumovgradit.
Ky ishte një test tjetër për trajnerin Ardian Nuhiu, i cili po vlerëson ekipin dhe po e përgatit për sfidat e sezonit pranveror.
Skuadra gjilanase ka disa ditë që ndodhet në Turqi për fazën përgatitore. Para fillimit të kampionatit, Gjilani do të zhvillojë ndeshjen e Kupës së Kosovës, ku do të përballet me Vëllaznimin nga Gjakova.