Gjilani dhe Llapi, kanë barazuar me rezultat 1 me 1, ndeshje e cila u luajt në stadiumin me bari sintetik shkruan Radio Star.
Skuadra vendase ishte e para e cila kaloi në epërsi me anë të sulmuesit Senad Jarovic, kurse Llapi barazoi me Muhamet Hysenin dhe me këtë rezultat përfundoi ndeshja.
Drita ka arritur të marrë tri pikë shumë të vlefshme ndaj Prishtinës, ndeshje e luajtur në stadiumin e Ramiz Sadikut.
E para kaloi në epërsi ishte Drita dhe shënoi mbrojtësi i saj Besnik Krasniqi, por kjo epërsi nuk zgjati shumë dhe për Prishtinën realizoi ish-lojtari i ‘bardhekaltërve’, Drilon Islami dhe me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë.
Në pjesën e dytë u shënua vetëm një gol dhe i fitores për Dritën, në minutën e 56 realizues ishte sulmuesi Blerim Krasniqi dhe me rezultat 1 me 2 përfundoi ndeshja.
Gjilani me 36 pikë mbetet në vendin e tetë, kurse Drita ka 65 pikë dhe gjendet në vendin e dytë dhe ka pikë të barabarta me Llapin./RadioStar/