Në Gjilan është nënshkruar deklarata themelore e Grupit Qytetar të Pavarur për Vetëqeverisjen e Gjilanit, të cilën e kanë nënshkruar mbi 30 intelektualë dhe që si qëllim kryesor ky grupim ka marrjen e përgjegjësive për vetëqeverisjen e qytetit të Gjilanit me rrethinë, duke u fokusuar në edukimin parafillor, fillor, të mesëm, shëndetësi, kulturë, sport, mirëqenie sociale dhe zhvillim ekonomik lokal, shkruan kryelajmi.com.
Dr. Flamur Hyseni, nga këshilli nismëtar, i cili pas nënshkrimit të deklaratës, bashkë me pjesëmarrës të tjerë ka mbajtur një konferencë me gazetarë dhe ku ka theksuar ky është një grupim jopartiak dhe si qëllim të vetin ka që të jetë pjesëmarrës në zgjedhjet lokale të vitit 2025 dhe se deri atëherë do të krijojnë një program, do të strukturoren dhe do të jenë zë i qytetarëve.
Hyseni, ka thënë se ka shumë arsye për krijimin e këtij Grupi, por që kryesoret janë se të gjitha ata që do të kyqen në të janë profesionistë dhe se kanë një ekspertizë, e cila do të jetë në shërbim të qytetarëve dhe se do të krijojnë një qeverisje jopartiake, e jo siç po veprohet tashti.
Hyseni, ka thënë se do të ndërkrejnë avazin e subjekteve që deri tashti kanë qeverisur me Gjilanin, ku gjithnjë pati qeverisje partiake, e cila shpesh duhej t’i jepte llogari partisë në qendër e Gjilanin e bëjnë një rajon të parëndësishëm. Ai ka kritikuar edhe pushtetin e tashëm në Gjilan, por edhe opozitën, duke thënë se në Gjilan nuk ka opozitë. Për të është e pakuptimtë, që kryetari i komunës nuk i ka numrat në Kuvendin Komunal, i cili udhëhiqet nga opozita.
Në këtë konferencë, ka folur edhe Sokol Haziri, ish-drejtor i Shërbimeve Publike, që tha se më kënaqësi i është bashkëngjitur këtij Grupi dhe ka shtuar se është krenarë me punën që ka bërë, por që krejt ky angazhim nuk ishte vlerësuar nga subjekti i dikurshëm politik, andaj tash ka zgjedhur një alternativë tjetër./kryelajmi.com/.