Ka përfunduar ndeshja mes Gjilanit dhe Ferizajit, e vlefshme për xhiron e 32-të.
Pjesa e parë u mbyll pa gola, me rezultat 0-0.
Në pjesën e dytë loja ndryshoi krejtësisht, duke sjellë më shumë raste dhe gola. Ferizaji arriti të kalojë i pari në epërsi, por goli u anulua nga VAR-i për parregullsi. Më pas, Gjilani kaloi në avantazh me golin e Senad Jaroviqit.
Në fundin e ndeshjes, Ferizajit iu akordua një penalti, por Kolaj arriti ta mbrojë atë. Megjithatë, në vazhdim të aksionit, Ferizaji barazoi rezultatin, duke bërë që takimi të përfundojë 1-1.
Ky barazim është një hap prapa për Gjilanin në garën për dalje në Evropë. Pas kësaj ndeshjeje, Gjilani ka 45 pikë dhe renditet në vendin e pestë.

