Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri dhe kryetari i qytetit të Kumanovës Maksim Damianovski sot kanë nënshkruar marrëveshjen e binjakëzimit mes këtyre dy komunave.
Shkrimi i plotë:
Pasdite fantastike në Maqedoninë e Veriut. Bashkëpunimi 17- vjeçar mes Komunës së Gjilanit dhe Komunës së Kumanovës, sonte kulmoi me binjakëzim. Falëmnderit kryetarit të kësaj Komune, mikut tim, Maksim Damianovski, për bashkëpunimin e jashtëzakonshëm që e kemi pasur ndër vite. Binjakëzimi nënkupton afrim edhe më të madh mes vete, pasi që jemi bërë shembulli më i mirë i realizimit të projekteve të përbashkëta komunitare. Shihemi nesër në ceremoninë zyrtare!