Sport Club “Gjilani” njoftoi gjatë ditës së hënë (2 korrik) se kishte firmosur me mesfushorin Zgjim Mustafa për vazhdimin e kontratës edhe për një vit. Por, në fakt një gjë e tillë nuk kishte ndodhur asnjëherë, madje Mustafa që njëherit ishte edhe zëvendës kapiten i ekipit kishte arritur marrëveshje me një skuadër tjetër nga qyteti i Gjilanit, Dritën.
Gazetasheshi.com kishte raportuar se Mustafa veçse pati arritur akordin me bardhekaltërit edhe pse “të kuqtë” e kishin quajtur si të finalizuar marrëveshjen e tyre me futbollistin dhe e kishin publikuar në faqen zyrtare.
Por, gjithçka u vërtetua gjatë ditës së martë (3 korrik), derisa Mustafa u prezantua edhe zyrtarisht si futbollist i Football Club “Drita”.
Mustafa ka nënshkruar kontratë dy vjeçare me kampionin e ri të vendit, ndërkohë që do jetë i gatshëm qysh në sfidën e parë në Ligën e Kampionëve ndaj Malmos.