Beshiktashi i Turqisë e ka fituar Kupën e Ballkanit për Klube në volejboll në katergorinë e femrave në përballje me ekipin rumun CSM Lugaj, e cila është mbajtur në Gjilan për tri ditë me radhë në palestren e sporteve “Bashkim Selishta-Petriti”, ku nikoqir ka qenë Klubi i Volejbollit Drita, shkruan kryelajmi.com.
Medalen e argjent e ka fituar CSM Lugaj nga Rumania, ndërkaq Drita është shpërnblyer me medalen e bronzt.
Kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, është shprehur të jetë i nderuar që pikërisht Gjilani është zgjedhur për t’u mbajtur për herë të parë në Kosovë Kupa e Ballkanit për Klube në volejboll, ndërsa ka shtuar se ndihet mirë që u ka krijuar kushte për mbarëvajtjen e këtij eventi sportiv.
“Kupa e Ballkanit për Klube në volejboll të femrave është ngjarje e cila po mbahet për herë të parë në Kosovë. Urime fituesit të garës, ndërkaq shpreh mbështetjen e madhe për KV Drita dhe klubet tjera për të arritur suksese të reja në arenën ndërkombëtare. Mbajtja e kësaj gare tregon se Gjilani është kryeqendër e sportit në Kosovë”, ka thënë Haziri.
Përgjegjësi për Sport në kuadër të DKRS, Malazog Hoxha, ua ka dorëzuar medaljet triumfuesve, derisa e ka falënderuar kryetarin Haziri për mbështetjen e madhe që i ka dhënë sportit dhe ka mundësuar që me sukses të mbahet kjo garë e madhe e volejbollit.