Gjilani dhe Ballkani e kanë mbyllur pjesën e parë me rezultat të barabartë, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e pestë të Superligës së Kosovës.
45 minutat e para u karakterizuan nga një lojë e barabartë, me pak raste të rrezikshme për shënim. Gjilani pati disa mundësi, por nuk arriti t’i konkretizojë në gol.
Në pjesën e dytë, skuadra e drejtuar nga Debatik Curri do të kërkojë të ndryshojë ritmin e ndeshjes dhe të synojë tri pikët ndaj Ballkanit nga Suhareka.









