Komuna e Gjilanit, shpalli më të mirët për vitin 2023, por që ky organizim pas përfundimit u kritikua ashpër nga shumë akterë të ndryshëm shkruan Radio Star.
Ish-asambleisti i LDK-së, Burim Berisha, ka reaguar duke thënë se komuna e Gjilanit, dështoi në shpalljen e më të mirëve në Kulturë, Rini dhe Sport.
Shkrimi i plotë:
Me datën 20.12.2023 komuna e Gjilanit i shpalli më të mirët në Kulturë, rini dhe sport. Prej 20 më të mirëve të dalluar nga DKRS, 10 janë nga sporti i Karatesë apo 50%, 3 janë nga volejbolli i femrave 15%. Që në total nga këto dy sporte kemi mbi 65% të shpërblyerve për punë meritore për vitin 2023, që është skandal.
Ky 65% i ndarjes së mirënjohjeve vetëm për këto dy sporte karate dhe volejboll është shumë dhe nuk tregon për një ndarje të drejtë, barabartë dhe vlerësim meritor për shumë sporte, aktivitete kulturore dhe rinore tjera në komunën e Gjilanit.
Kurse pjesa tjetër prej 35% është nga sportet tjera, kultura dhe aktivitetet rinore.
Kurse nuk kishte vend për shumë meritor tjerë si: Mirlindë Dakun – futbollist Puhiza Sadiku – pianiste Ensa Shala – pianiste Donat Syla – boksier Milaim Jetishi – basketbollist Lena Osmani – pingpongiste.
Pra, Gjilani nuk paska asnjë hendbollist të ri e të talentuar, nuk paska asnjë këngëtar të ri e të talentuar. Gjilani nuk paska asnjë valltar të ri e të talentuar, e shumë e shumë sportist, artist të tjerë.