Gjilani dhe Prishtina kanë luajtur pa gola (0-0) në takimin e vlefshëm për javën e 17-të në Ipko Superligën e Kosovës.
Derbi i javës së 17-të i luajtur në stadiumin e qytetit në Gjilan ka përfunduar pa fitues dhe tani dy klubet shkojnë me nga një pikë në pushimin dimëror.
Gjilani rastin më të mirë i pati me Gerhard Prognin (72′), ndërsa Prishtina tentoi me Labinot Ibrahimin (50′) dhe Endrit Krasniqin (77′), por dështuan ta gjejnë golin dhe ndeshja përfundoi me rezultat 0-0.
Pas këtij barazimi, Gjilani ngjitet në pozitën e dytë me 32 pikë, ndërsa Prishtina e katërta me 31 pikë.