Drejtori i DKA-së, Nazim Gagica, përmes një shkrimi në facebook, ka treguar se komuna e Gjilanit dhe Save the Children International, kanë nënshkruar marrëveshje partneriteti për realizimin e aktiviteteve në kuadër të projektit “ Zgjërimi I Shërbimeve të Integruara të Kujdesit dhe Zhvillimit në Fëmijëri të Hershme me Bazë në Komunitet”.
Ky projekt pritet të implementohet në shkollën “Skënderbeu”, në fshatin Përlepnicë.
Shkrimi i plotë:
Sot u nënshkrua Marreveshja e Partneritetit mes Save the Children International dhe Dretjorise Komunale të Arsimit, kjo marrëveshje bëhet me qëllim të bashkëpunimit për realizimin e aktiviteteve specifike në kuadër të projektit “ Zgjërimi I Shërbimeve të Integruara të Kujdesit dhe Zhvillimit në Fëmijëri të Hershme me Bazë në Komunitet”
Projekti në fjalë do të implementohet në shkollën “ Skenderbeu” fshati Përlepnicë, në kuadër të të cilit do të hapet qendra e bazuar në komunitet për fëmijët e moshës 3-5 vjeç./RadioStar/