Viti i saktë i themelimit të Gjilanit edhe sot e kësaj dite nuk është përcaktuar saktësisht. Në shekullin XVII Evlia Çelebija e përmend Gjilanin, por me emrin Moravë, si kadillëk në kuadër të Sanxhakut të Vushtrrisë.
Në mes të tjerash, Evlia Çelebija shkruan se “shtatëmbëdhjetë ditë udhë nga Konstantinopoli (Stambolli i sotëm) për në Novobërdë kalohet nëpër Vrajë, Krivarekë (Egridere) e Moravë (Gjilan)”.
Gjilani gjendet në pjesën lindore të Kosovës dhe është njëra nga shtatë komunat e mëdha të Kosovës. Pas luftës është edhe qendër e rajonit. Sipas regjistrimit të vitit 2011, Komuna e Gjilanit ka mbi 90 mijë banorë.
Në popull është ruajtur gojëdhëna, sipas së cilës, Gjilani si vendbanim është formuar rreth vitit 1750, ndërsa si qendër urbane – në vitin 1772. Gjilani si qytet është zhvilluar krahas shuarjes së Novobërdës (Artanës), e cila në mesjetë ka qenë njëri nga qytetet dhe qendrat më të mëdha tregtare, ekonomike dhe xehtare në Ballkan.
Dihet mirëfilli se Gjilanin si qytet e ka themeluar familja feudale shqiptare e Gjinajve, e cila që nga viti 1737 deri në fund të shekullit XIX ka sunduar në Kosovë, Drenicë, në Llap dhe në Moravë. Sulltani ka qenë i detyruar ta pranoj pushtetin e kësaj familje si pushtet të trashëguar.
Gjinajt, në gjysmën e dytë të shekullit XIX e transferuan selinë e tyre prej Novobërdës dhe i ndërtuan sarajet e veta në vendin ku tash gjendet Gjilani. Si themelues i Gjilanit njihet Bahti Beg Gjinolli.
Pra, Gjilani është krijuar nga familja shqiptare dhe kjo është dëshmia kryesore se ai ka identitetit shqiptar.
Gjilani sot :